Queiroz: Pas ndeshjes së parë arritëm të ktheheshim në rrugën e duhur

Futboll

Queiroz: Pas ndeshjes së parë arritëm të ktheheshim në rrugën e duhur

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 14:59
Queiroz

Pas përfundimit të ndeshjes Uells-Iran, trajneri i Iranit, Carlos Queiroz është dukur tepër entiziast dhe i kënaqur në konferencën për shtyp, duke thënë se Irani sot luajti me një karakter të jashtëzakoshëm, element ky që i dhuroi dhe 3 pikët në atë ndeshje aq të luftuar.

“Sot luajtëm me një karakter të jashtëzakonshëm, që është një nga karakteristikat e ekipit tonë.

Ne luajmë me ndjenjën e unitetit dhe kohezionit. Pas ndeshjes së parë arritëm të ktheheshim në rrugën e duhur.

Duhej të largonim ato ndjenja negative që patëm pas Anglisë. Futbolli është një lojë që jeton në momente, nuk mund të jetohet me humbje dhe fitoreve.”,- u shpreh Queiroz..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat