Pak ditë më parë, Manchester City njoftoi vazhdimin e kontratës me Guardiolën.
Një kontratë e re pune lidh trajnerin spanjoll me qytetarët deri në fund të sezonit 2024/2025.
Sipas Fichajes, në kuadër të negociatave, drejtuesit e Mançester Sitit i kanë premtuar Josep Guardiolës që të sigurojnë transferimin e sulmuesit portugez Rafael Leau, tashmë që luan te Milani.
Kontrata aktuale e Rafael Leau është deri në fund të sezonit 2023/2024. Leau konsiderohet lojtari më i shtrenjtë në Serie A, ekspertët e portalit autoritar transfermarkt e vlerësojnë sulmuesin 80 milionë euro.