Baras
Holanda ndanë pikët me Ekuadorin, duke luajtur baras (1:1), në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A në Kampionatin Botëror.
Ballafaqimi mes Holandës dhe Ekuadorit, u karakterizua me lojë të hapur dhe me dy gola.
Ekuadori ka fituar një pikë me peshë të madhe, në luftë për të siguruar kalimin në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.
Holanda kaloi në epërsi në minutën e 6-të, futbollisti Cody Gakpo me një lëvizje dinake nga rreth 16-17 metra, ka shënuar eurogol në këndin e epërm të djathtë.
Në minutën e 32-të, Enner Valencia (Ekuador) godet fortë drejt këndit të poshtëm të djathtë por portieri Andries Noppert bën një pritje fenomenale.Një gabim i mbrojtjes së Holandës në minutën e 49-të, iu kushtoi shtrenjtë, futbollisti Enner Valencia nga afërsia ka barazuar rezultatin 1:1.
Në minutën e 58-të, Holanda është me fat. Tërthorësja ia mohon golin Ekuadorit. Gonzalo Plata godet nga rreth 15 metra por për fat të keq të tij topi ndalet në tërthorëse.
Holanda kryeson me 4 pikë në Grupin A, pasojnë Ekuadori 4, Senegali 3 dhe Katari 0 pikë.
Më 29 nëntor do të takohen: Ekuadori - Senegali (16.00) dhe Holanda - Katari (16.00).
Holanda - Ekuadori 1:1
Shënues:Gakpo (6') - Valencia (49').
Kartona të verdhë: Mendez.
Holanda: Noppert - J. Timber, van Dijk, Aké - Dumfries, Blind, F. de Jong, T. Koopmeiners (De Roon 80'), Klaassen (Berghuis 69') - Bergwijn (Depay 46'), Gakpo.(Weghorst 79')
Ekuadori: Galindez - Porozo, Torres, Hincapie - An. Preciado, Estupinan, Plata (Ibarra 90'), Mendez, M. Caicedo - Estrada (Sarmiento 74'), E. Valencia (Rodriguez 90').