Skuadra e Partizanit ka nisur në Turqi përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit, pas ndërprerjes për shkak të Kupës së Botës.
Mësohet tashmë se të kuqtë do të zhvillojnë tre ndeshje miqësore atje, për të parë gjendjen e lojtarëve dhe për t’i pasur në formë sa më optimale sportive para kthimit të planifikuar në vendin tonë në javën e parë të dhjetorit.
Ndeshja e parë e të kuqve do të jetë më datë 30 nëntor, ku ata do të përballen me iranianët e Nasaji Mazandaran. Edhe ky ekip po kryen fazën përgatitore në Turqi dhe është gjetur akordi për të zhvilluar një miqësore.
Ndërkohë, dy ndeshjet e tjera do të jenë përballë skuadrave turke.
E para është ajo ndaj Sivaspor, që luhet më datë 2 dhjetor, ndërsa e dyta luhet më 4 dhjetori ndaj Umraniespor. Të dy këto klube gjenden në Superligën turke teksa duhet theksuar se te i dyti, pjesa e ekipit është edhe futbollisti i kombëtares, Ermir Lenjani.