Tifozët “Ujqit” rikthehen në tribuna.
Ata pas një kohe të gjatë rikthehen në përkrahje të klubit të futbollit Ferizaj.
Ferizajasit sprovohen nga Dukagjini i Klinës në kuadër të javë së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.
“Sot zhvillohet xhiroja e fundit, e 18-ta në kuadër të “ALBI MALL Superligën e Kosovës në futboll”, për stinorin vjeshtor.
Do ta mirëpresim në Ferizaj, skuadrën e Dukagjinit nga Klina, nga e cila pësuam humbje në takimin e parë të zhvilluar si mysafirë.
Në 17 ndeshje, pësuam shumë, e shumë prej tyre erdhën si pasojë e gabimeve tona e jo nga dallimet në fushë për sa i përket kualitetit të ekipeve me të cilat jemi përballur.
E veçanta e takimit të nesërm është se në shkallët e stadiumit do të rikthehen ata të cilat na kanë munguar e i kemi munguar, tifozëria më e flaktë, Ujqit.
Tifozët tonë do të mblidhen nga ora 12:00 tek Salla e Sporteve “Bill Clinton”, ku së bashku do të marrin rrugë për në stadium.
Qytetit e ekipit i kanë munguar Ujqit, por edhe këtyre të fundit ekipa. Nesër djemtë e kanë të nevojshme përkrahjen e secilit që mendoni se asgjë nuk ka përfunduar.
Ne besojmë, besoni edhe ju Forca Ferizaj”, njofton FC Ferizaj.