Në Katar po raportohet për një zjarr të madh që ka shpërthyer në Lusail në Katar, një prej qyteteve që pret Kupën e Botës.
Qielli është nxirë nga tymi i zi dhe për një moment ka përhapur panik te vendasit dhe tifozët e huaj që ndodhen aty pranë.
Raportimet e para bëjnë me dije se nuk ka asnjë të lënduar.
Huge Fire 🔥 near the Lusail area north of Doha, Qatar. Direction where the main stadium is located.
— Jose Pablo Arnau (@ArnauSport) November 26, 2022
Firetruck on the way. 🚒 pic.twitter.com/BULGQ0LxIj
Zjarri ka nisur nga një godinë në ndërtim e sipër.