Një ditë përpara përballjes me Marokun, trajneri i kombëtares belge Roberto Martinez në një konferencë për shtyp e ka konfirmuar, që Romelu Lukaku do të jetë në skuadër kundër afrikanëve, por nuk do ta nisë përballjen si titullar.
“Lukaku do të jetë aty kundër
Marokut por nuk do të startojë. Ai po stërvitet mirë, por duhet të shohim se si do të sillet fiziku i tij. Ai u stërvit shumë, shumë mirë sot”,- tha Martinez për shtatlartin belg.
Ndërkaq, i pyetur për mungesat e tjera, tekniku i djajve tha se Belgjika ka shumë lojtarë me cilësi dhe me përvojë, gjë e cilë i bën mungesat thuajse “të padukshme”.