Drita e Gjilanit kthehet me tre pikë të mëdha nga stadiumi "Bajram Aliu" në Skenderaj.
Tre pikë domethënëse për liderin e kampionatit.
Drita e ka mposhtur me rezultat 3:1 Drenicën, në takimin e fundit të pjesës vjeshtore përkatësisht të javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Golat i realizuan për Dritën Marko Simonovski (42' e 69') dhe Besnik Krasniqi (79' - nga penalltia) dhe për Drenicënr ealizoi Besnik Krasniqi (85' - autogol).
Drita kryeson me 38 pikë por ka 4 ndeshje e 8 pikë më shumë se Ballkani dhe Drenica zë vendin e gjashtë me 20 pikë.