Franca më e mirë
![](/media/botasot.info/images/2022/November/26/auto_111669485319.jpg)
Futbollisti Kylian Mbappe me dy golat e tij e ka dërguar Francën në të tetën e finales së Kampionatit Botëror, që po mbahet në Katar.
Kampioni në fuqi i botës, Franca, ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Danimarkës, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit D.
Grupi D
Franca - Danimarka 2:1
Tunizia – Australia 0:1
Renditja
1. France 2 2 0 0 6:2 6
2. Australia 2 1 0 1 2:4 3
3. Danimarka 2 0 1 1 1:2 1
4. Tunizia 2 0 1 1 0:1 1
Danimarka e pafat, mposhtet në minutat e fundit, për këtë “fajtor” është sulmuesi Mbappe, që ishte i pandalshëm.
Në minutën e 21-të, Adrien Rabiot (Francë) godet bukur me kokë por portieri Kasper Schmeichel tregon reflekset e tij të shkëlqyeshme dhe shpëton portën e tij.
Pjesa e dytë dinamike dhe me tre gola të realizuara.
Kylian Mbappe këmbëshpejt, në minutën e 57-të mashtron dy lojtarë dhe futet në 16-sh, godet nga rreth 14-15 metra por nuk befasohet portieri danez.
Në minutën e 60-të, Antoine Griezmann u ngut shumë dhe nga 15 meta gjuan mbi portë.
Hernandez asistoi për bukuri deri të Kylian Mbappe dhe ky nga afërsia me mjeshtri realizon për 1:0 në minutën e 61-të.
Gëzimi francez nuk zgjati më shumë se 7 minuta (68'), Andreas Christensen ka shënuar me kokë për barazimin 1:1.
Në minutën e 74-zë, Lloris shpëton gol të sigurtë, duke e mbrojtur goditjen e Jesper Lindstrom.
Me fat Danimarka në minutën e 80-të, Rabiot godet me volej por për disa centimetra mbi portë.
Rast i artë në minutën e 81-të! Martin Braithwaite (Danimarkë) godet fortë por topi shkon jashtë shtyllë së djathtë.
Në minutën e 86-të, Antoine Griezmann asiston për mrekulli dhe Mbappe nga afërsia tund portën daneze, 2:1.
Franca kryeson me 6 pikë, pasojnë Austria 3, Danimarka 1 dhe Tunizia 1 pikë.
Më 30 nëntor do të takohen: Australia - Danimarka (16.00) dhe Tunizia - Franca (16.00).
Franca - Danimarka 2:1
Stadium 974 në Doha
Gjyqtar: S.Marciniak (Polonia).
Shënues: Mbappe (61' e 86')) - Christensen (68').
Kartona të verdhë: Kounde - Christensen, Cornelius.
Franca: Lloris - Koundé, Varane (Konate 75'), Upamecano, Theo - Tchouameni, Rabiot, Griezmann (Fofana 90+3'), Dembelé (Coman 75'), Mbappé - Giroud (63').
Danimarka: Schmeichel - Andersen, Christensen, Nelsson - Kristensen (Bah 90+2'), Maehle, Höjbjerg, Eriksen, Lindström (Jensen 85'), Damsgaard (Dolberg 74')- Cornelius (Braithwaite 46').