Ja si rreshtohen Franca dhe Danimarka në supersfidën europiane!
Fati i Grupit D në Botërorin 2022 mund të vendoset që sot me sfidën e rëndësishme mes Francës dhe Danimarkës, dy përfaqësueseve europiane të cilat kërkojnë me çdo kusht të vazhdojnë më tej në këtë turne.
Pas fitores së thellë 4-1 ndaj Australisë, edhe pse bëhet fjalë për një ekip më cilësor përballë, Deshamp nuk ka hequr dorë nga ideja e tij për të rreshtuar katër sulmues në startin e sfidës.
Grizman, Dembele, Mbape dhe Zhiru luajnë së bashku, të mbështetur edhe nga Rabio i cili është një alternativë ofensive më shumë, siç ka treguar në ndeshjen e parë.