Nuk është hera e parë që Serbia ka vepruar me provokime dhe duke paraqitur herë harta e herë fyerje, një herë nga tifozët dhe tani vet si përfaaqësuese..
A do të ndëshkohet Serbia për provokimin e madh? CIla do të jetë masa disiplinore?
Ky është skandali më i madh që ka ndodhur në Kampionatin Botëror.
"Federata Serbe e Futbollit u akuzua nga FIFA të shtunën për varjen e një pankarte politike për shtetin fqinj të pavarur Kosovën në dhomat e zhveshjes përpara se të luante me Brazilin në Kupën e Botës", shkruan mediumi “Associated Press”.
Ata treguan një hartë të Serbisë që përfshinte territorin me demek krahinë e tyre, por Kosova është shtet i pavarur për gati 15 vjet, dhe slogani i serbëve ishte: "Jo dorëzim".
Federata e Futbollit e Kosovës u ankua të premten në FIFA, ndërsa kanë reaguar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
FIFA ka përmendur një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë "gjestet, shenjat ose gjuhën fyese" dhe "përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive".
Organi drejtues i futbollit nuk dha një afat kohor për një vendim, megjithëse Serbia do të luajë të hënën kundër Kamerunit.
Që kur Kosova u anëtarësua në FIFA dhe UEFA në vitin 2016, shtëpia evropiane e futbollit ka siguruar për arsye sigurie që kombëtaret e saj të mos takohen me Serbinë apo Bosnje-Hercegovinën në grupet kualifikuese për Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.
"Akte të tilla të shoviniste nuk kanë vend në një ngjarje sportive, e aq më pak brenda objekteve ku zhvillohet ngjarja më e madhe e futbollit botëror, prandaj FFK si anëtare e barabartë me të gjitha anëtaret e tjera të FIFA-s, kërkon nga ky institucion që të ndërmarrë masa sanksionuese ndaj veprimeve që nxisin urrejtje mes popujve dhe janë kundër vlerave njerëzore", kështu ka reaguar FFK.