Fati i Argjentinës në këmbët e treshes Mesi-Di Maria-Lautaro Martinez. Publikohen formacionet e sfidës me Meksikën
Fati i Argjentinës në Kupën e Botës 2022 mund të vendoset që në ndeshjen e sotme ndaj Meksikës.
Pasi humbën ndeshjen e parë, amerikano-jugorët nuk kanë luksin të gabojnë më dhe një humbje tjetër i nxjerr automatikisht jashtë turneut.
Për këtë arsye, trajneri Lionel Skaloni i ka besuar përsëri sulmin treshes Mesi-Lautaro Martinez-Di Maria, me shpresën që ata të sigurojnë fitoren që u duhet përballë meksikanëve që udhëhiqen në sulm nga Vega e Lozano.