FIFA është duke hetuar skandalin e kombëtares së Serbisë në futboll, të cilët e kanë paraqitur hartën provokuese ndaj Kosovës, para ndeshjes me Brazilin.
Mediumi serb “Kurir” ka shkarravitur me stilin e tij, se dënimi nuk duhet të jetë drastik.
“Ky është fati që e pret kombëtaren tonë në Katar!
Nëse nga hetimet e FIFA-s konstatohet se flamuri “Jo dorëzim” ka përfunduar vërtet në dhomat e zhveshjes së Serbisë, si dhe nëse e interpretojnë si mesazh politik, FSS do të ndëshkohet”, shkruan ky farë mediumi.
Tani ky medium i njohur për propagandën e sojit të tyre, mundohet të gënjejë, duke shkruar se flamuri ka qenë në tribuna në Doha dhe jo në teshatore.
“Qëndronte në tribuna dhe e pamë në TV në disa raste.
Ky nivel i shkeljes nuk duhet të ketë me vete sanksione drastike. Është e sigurt që nuk do të ndëshkohemi me heqjen e pikëve, as me ndonjë përjashtim nga Botërori.
Siç mësojmë, FSS do të kalohet me gjobë në rast se FIFA e vlerëson këtë si shkelje”, shkruan mes të tjera ky medium.