Bayern Munich kërkon shërbimet e anëtarit të West Ham United, Declan Rice.
Sipas raportimit të ‘Fichajes’, Bayern Munich thuhet se është klubi i fundit që i është bashkuar garës për nënshkrimin me Declan Rice.
Përveç gjigantëve të Bundesligës, Manchester United dhe Chelsea janë gjithashtu të prirur për nënshkrimin e lojtarit 23-vjeçar.
Rice ka kontratë me West Ham deri në vitin 2024 dhe sipas ‘Transfermarkt’ vlerësohet me 80 milionë euro./