Kostarika befason Japoninë
Japonia është mposhtur në finish me rezultat 1:0 nga Kostarika, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit E të Kampionatit Botëror në futboll.
Kostarika pas humbjes me 7:0 nga Spanja, këndellet dhe ka marrë trepikëshin e madh. Japonia tronditet për faktin se rrezikon shumë kualifikimin dhe aq me tepër se ishte shumë e motivuar për sfidën e sotme pas fitores me 2:1 ndaj Gjermanisë.
Në minutën e 81-të, Kostarika trondit Japoninë. Futbollisti Keysher Fuller ka shënuar nga një gjysmërast. Ai brenda 16-shit, nga rreth 15 metra, godet me mjeshtri, ndërsa topi futet në këndin e epërm të djathtë, por edhe reagimi ishte i dobët i portierit Gonda.
Fat i madh për Kostarikën në minutën e 88-të, Daichi Kamada (Japoni) në zonë, godet furishëm drejt këndit të poshtëm të djathtë, por portieri Keylor Navas ka shpëtuar portën e tij.
Spanja kryeson me 3 pikë por ka një ndeshje me pak, pasojnë Japonia me 3, Kostarika 3 dhe Gjermania me 0 pikë por ka një ndeshje me pak.
Më 1 dhjetor do të takohen: Japonia - Spanja (20.00), Kostarka - Gjermania (20.00,.
Japonia - Kostarika 0:1
Stadiumi "Ahmad bin Ali", Al Rayyan.
Gjyqtar: M. Oliver.
Shënues: Fuller (81').
Kartona të verdhë: Yamane, Itakura, Endo - Contreras, Calvo.
Japonia: Gonda - Yamane (Mitoma 62'), Itakura, Yoshida, Nagatomo (H. Ito 46') - W. Endo, Morita, Doan (J. Ito 67'), Kamada, Soma - Ueda (Asano 46').
Kostarika: Navas - Waston, O. Duarte, Calvo - Fuller, Borges (Salas 89'), Tejeda, Oviedo, Campbell (Chacon 90+5), Torres (Aguilera 65') - Contreras (Bennette 65').