Elita e futbollit tonë, vazhdon sot me tri ndeshjet e xhiros së 18-të.
Kryendeshja luhet në Gjilan, ku skuadra më të njëjtin emër i bën ‘konak’ Ballkanit, në një ndeshje ku pikët janë të rëndësishme.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në ‘Riza Lushta’, ku ballafaqohen rivalët e vjetër, Trepça ’89 dhe Prishtina.
Llapi-Malisheva, është një tjetër ndeshje interesante dhe e rëndësishme për të dy skuadrat.
Superliga /Java e 18-të
Sot takohen:
Gjilani-Ballkani
Trepça-Prishtina
Llapi-Malisheva
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00