Memphis Depay mund të rikthehet te Manchester Unitedi.
Sulmuesi holandez është i lidhur me një largim nga Barcelona, që besohet se do të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm.
Barça është e gatshme të shkëpusë kontratën me Depayn, i cili gjithashtu është i hapur për t’u larguar në janar.
Sipas “Sky Sport”, tashmë kanë nisur kontaktet e para mes të gjitha palëve.
Kalimi si futbollist i lirë i 28-vjeçarit në “Old Trafford” mund t’i përshtatet të dy klubeve.
Barcelona dëshiron të ulë ende koston e pagave, teksa “Djajtë e Kuq” janë të interesuar të përforcohen në fazën e sulmit, pasi së fundmi shkëputën kontratën me Cristiano Ronaldon.
Kontrata aktuale e Depayt me Barcelonën skadon më 30 qershor 2023.
Reprezentuesi i Holandës ishte pjesë e “Djajve të Kuq” nga vera e vitit 2015 deri në janar të vitit 2017.