Premier League kthen sytë nga Italia!
Koni De Winter, i huazuar nga Juventusi te Empoli deri në qershor të 2023-shit (pa mundësi blerjeje), ka tërhequr vëmendjen e pesë klubeve të Premier League.
Mediet italiane raportojnë se vlera e kartonit të mbrojtësit ka shkuar në 12 milionë euro, ndërsa disa nga klubet angleze që kanë shfaqur interes për belgun janë West Ham dhe Southampton.
Megjithatë duket se prioritet për vetë mbrojtësin është që të veshë fanellën e Belgjikës dhe atë të Juventus.