27 nëntori (sot) është dita e supersfidë Spanjë-Gjermani në Kupën e Botës Katar 2022.
Megjithatë kjo datë është e veçantë për trajnerin e Spanjës, Luis Enriquen.
Në një video të publikuar në “Instagram” Enrique thotë: “Sot luajmë kundër Gjermanisë, por është një ditë e veçantë edhe për faktin se sot është ditëlindja e Xanës që do mbushte 13 vjeçe. Dashuri kudo që të jesh, shumë puthje, ne te duam.”
Xana ishte vajza e Luis Enriques, e cili u nda nga jeta në moshën 9-vjeçare për shkak të osteosarkomës.