Mëngjesin e sotëm, prestigjozja “Gazzeta dello Sport” ka publikuar një intervistë me legjendën e futbollit uruguajan, Diego Forlan, me këtë të fundit që ka komentuar ecurinë e deri më tanishme të kombëtares së tij, në “Katar 2022”.
Forlan theksoi se grupi është disi vështirë dhe i ekuilibruar, por sërish shpreh besim të palëkundur te bashkëkombasit e tij.
“Ne shkojmë në çdo Botëror me të njëjtin plan kalojmë fazën e parë dhe pastaj argëtohemi.
Është e njëjta gjë edhe këtë herë. Grupi është i vështirë dhe i ekuilibruar, por ndeshja e parë ishte pozitive edhe nëse pse nuk fituam. U afruam dhe treguam se jemi në gjendje të mirë.
Në dy ndeshjet e ardhshme do të duhet të japim maksimumin nëse duam të arrijmë në raundin e 1/16-ve”,- tha më tej Forlan gjatë intervistës..