Maroku shtang Belgjikën
Maroku ka shkaktuar befasinë e radhës, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Belgjikën, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit F të Kampionatit Botëror që po mbahet në Katar.
Sulmuesi Romelu Lukaku u fut në lojë në minutën e 81-të, por pa sukses,
Në minutën e 5-të, Batshuayi pati rast ideal por portieri i Marokut, Munir, intervenon për mrekulli.
Achraf Hakimi (Marok) në minutën e 35-të, nuk e shfrytëzon rastin, duke gjuajtur mbi portë.
Fat për Belgjikën në minutën e 57-të, Sofiane Boufal ka dërguar goditje mjeshtërore por topi për disa centimetra shkoi përskaj shtyllës së majtë.
Në minutën e 74-të, zëvendësuesi Abdelhamid Sabiri nga gjuajtja e lirë, si formë korneri, godet me mjeshtri dhe zuri në befasi portierin Courtois, 0:1, për Marokun.
Në minutën e 82-të, Jan Vertonghen (Belgjikë) mu nga pika e bardhë e penalltisë, godet me kokë jashtë shtyllës së majtë.
Në minutën 90+3, Belgjika kokulur, Zakaria Aboukhlal me dinakërinë e tij, raalizon gol mjeshtëror, 0:2.
Pas xhiros së dytë, Maroku kryeson me 4 pikë, pasojnë Belgjika 3, Kroacia 1 dhe Kanada 0 pikë, këto dy të fundit kanë një ndeshje me pak.
Më 1 dhjetor takohen: Kroacia - belgjika (16.00), Kanada - Maroko (16.00)
Belgjika – Maroku 0:2
Stadiumi "Al Thumama", Doha.
Gjyqtar: C. Ramos (Meksika).
Shënues: Sabiri (74'), Aboukhlal (90+3’).
Kartona të verdhë: Onana, Sabiri.
Belgjika: Courtois - Meunier (Lukaku 81'), Alderweireld, Vertonghen - T. Hazard (Trossard 75'), A. Onana (Tielemans 60'), Witsel, Castagne, De Bruyne, E. Hazard (Mertens 60') - Batshuayi (De Ketelaere 75').
Maroku: Bono - Hakimi (Attiat-Allal 68'), Saiss, Aguerd, Mazraoui - Amrabat, Ounahi (El Yamiq 78'), Amallah (Sabiri 68'), Ziyech, Boufal (Aboukhlal 73') - En-Nesyri (Hamdallah 73').