Ballkani tregon fuqinë e kampionit në Gjilan

Futboll

Ballkani tregon fuqinë e kampionit në Gjilan

Nga: K. G. Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 14:54
Ballkani tregon fuqinë e kampionit në Gjilan

Ballkani i Therandës kthehet me tre pikë nga Gjilani.

Kampioni në fuqi, Ballkani, ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Gjilanit, në ndeshjen që u zhvillua në fushën ndihmëse.

Therandasit treguan fuqinë dhe me tre pikë e importuara i afrohen për pesë pikë liderit të kampionatit, Dritës.

Golat i realizuan Bajram Jashanica (36'), Ermal Krasniqi (61 e 86').

Drita kryeson me 38 pikë por ka tre ndeshje dhe pesë pikë më shumë se Ballkani, ndërsa Gjilani zë vendin e tretë me 27 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat