Kroacia bindshëm

Kroacia ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Kanadës, në takimin e xhiros së dytë të Grupit F të Kampionatit Botëror në futboll.
Nënkampioni në fuqi i botës nuk ka lejuar befasi duke fituar me përmbysje.
Grupi F
Kroacia – Kanada 4:1
Belgjika – Maroku 0:2
Tabela
1. Kroacia 2 1 1 0 4:1 4
2. Maroku 2 1 1 0 2:0 4
3. Belgjika 2 1 0 1 1:2 3
4. Kanada 2 0 0 2 1:5 0
Në minutën e 2-të, futbollisti Buchanan ka harkuar sikur me dorë dhe Alphonso Davies shënon me kokë në pjesën e djathtë të portës, 0:1 për Kanadanë.
Marko Livaja (Kroaci) në minutën e 22-të, ishte afër shënimit, por nuk u tregua i efektshëm në momentet vendimtare.
Në minutën e 36-të, Andrej Kramariç ka barazuar rezultatin 1:1. Ai nga afërsia me gjakftohtësi e mposhti Borjanin.
Në minutën e 44-të, Marko Livaja nga një pozitë qendrore, rreth 17 metra shënon në këndin e poshtëm të djathtë të portierit Borjan, 2:1.
Jonathan Osorio (Kanada) në minutën e 49-të godet nga distanca por për fat të keq të tij devijoi për disa centimetra nga shtylla e djathtë.
Në minutën e 54-të, Millan Borjan shpëton Kanadën, duke evituar golin e sigurt. Ai ka mbrojtur goditjen nga 11-12 metra të Andrej Kramariç.
Në minutën e 56-të, portieri i Kroacisë. Livakoviq, ka intervenuar shkëlqyeshëm, me maje të gishtërinjve dëboi topin në korne, Goditja e fuqishme nga Jonathan David por Livakoviq ka treguar klasin e tij.
Kramariç në minutën e 70-të nga rreth 12-13 metra, me mjeshtri godet në këndin e djathtë të poshtëm, 3:1.
Në minutën e 90+3, Lovro Majer shënon për 4:1. Kanada përshendet nga kampionati vetëm ka edhe një ndeshje për të luajtur nl fund.
Më 1 dhjetor takohen: Kroacia - Belgjika (16.00), Kanada - Maroko (16.00)
Kroacia: - Kanada 4:1
Stadiumi "Khalifa International", Doha.
Gjyqtar: M. Matonte Cabrera.
Shënues: Kramariç (36' e 70'), Livaja (44'), Majer (90+3')- Davies (2').
Kartona të verdhë: Lovren, Modriç - Buchanan, Miller.
Kroacia: Livakoviq, Juranoviq, Lovren, Gvardiol, Sosa, Modriç (Pashaliç 86'), Brozoviç, Kovaçiq (Mayer 86'), Livaja (Petkoviç 60'), Perishiq (Orshiç 86') dhe Kramariç (Vlasiq 72') .
Kanada: Borjan, Johnston, Vitoria, Miller, Laryea (Hoilet 62'), Eustaquio (Kone 46'), Hutchinson (Adekugbe 72'), Davies, Buchanan, Larin (Osorio 46') dhe David (Cavallini 72').