Festa nuk ndalet te Spanja pas suksesit kundër Kosta Rikës (7-0). Të premten në kampin stërvitor të “Furisë së Kuqe” kanë festuar 20-vjetorin e talentit të ri, Pedri Gonzalez.
Vetë mesfushori i Barcelonës ka folur për “Cadena COPE”, duke e shprehur qartë se si dhuratë për datëlindjen ai dëshiron titullin në Katar.
“Dhurata? Do të ishte shumë e bukur nëse do të fitoja titullin botëror”, ka thënë ai, natyrisht edhe nota humori.
Gjatë intervistës së tij, Pedri ka prekur shumë tema, duke vënë në peshore dhe dy trajnerët e tij, Çavi Hernandez te Barcelona dhe Luis Enrike te Spanja.
“Janë trajnerë të ndryshëm, por që na bëjnë të argëtohemi në fushë”, tha Pedri.