Finale e parakohshme Spanjë-Gjermani

Futboll

Finale e parakohshme Spanjë-Gjermani

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 19:46
Finale e parakohshme Spanjë-Gjermani

Suksesi kundër Kosta Rikës, 7-0, ishte fitorja e parë e Spanjës në një ndeshje hapëse në Botëror që nga viti 2006;

Spanja dhe Gjermania janë përballur për herë të fundit mes tyre në vitin 2020, me Spanjën që triumfonte me shifrat 6-0 në takimin e luajtur në Sevilje;

Humbja kundër Spanjës 0-6 në vitin 2020 ishte humbja më e thellë për Gjermaninë që nga viti 1931;

Humbja kundër Japonisë ishte e para për Gjermaninë në një kampionat botëror që nga viti 1978 kur kalonte e para në epërsi dhe përmbysej;

Në rast se Gjermania do të mundej përballë Spanjës rrezikon eliminimin e dytë radhazi nga faza në grupe në një kampionat botëror, pas atij të katër viteve më parë në Rusi;

Spanja ka humbur vetëm një nga 7 ndeshjet e fundit kundër Gjermanisë, 4 fitore dhe dy barazime;

Spanja ka humbur vetëm 4 nga 27 takimet e fundit në fazën në grupe në kampionatet botërore, 17 fitore dhe 6 barazime;

Në shtatë takimet e fundit kundër Gjermanisë, Spanja nuk ka pësuar asnjëherë më shumë se një gol;

Gjermania ka humbur vetëm 3 nga 20 ndeshjet e fundit në kampionatet botërore në fazën në grupe kundër rivalëve europianë, 10 fitore dhe 7 barazime;

Gjermania ka fituar 7 nga 10 takimet e fundit në Botërorë në përballje kundër rivalëve europianë. Një nga këto tri humbje ka qenë përballë Spanjës në vitin 2010 në gjysmëfinale;

Nëse Gjermania do të mundej kundër Spanjës do të ishte humbja e tretë radhazi në kampionatet botërore. Kjo do të ishte e para herë në histori për katër herë kampionët e botës;

Gjermania nuk ka humbur asnjëherë më parë dy takimet e para në fazën në grupe në kampionatet botërore;

Tomas Myler është golashënuesi aktiv më i mirë në këtë Botëror, teksa numëron 10 gola. Por për herë të fundit ai ka shënuar në kampionatin botëror në vitin 2014 në Brazil;

Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet dy trajnerëve, të cilët me klube kanë arritur të fitojnë tripletën, kampionat, kupë dhe Ligë Kampionesh, Luis Enrike me Barcelonën në sezonin 2014-2015 dhe Hansi Flik me Bajernin në sezonin 2019-2020.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat