Gjermania barazon me Spanjën

Futboll

Gjermania barazon me Spanjën

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 nëntor 2022 Në ora: 19:55 Përditësuar në ora: 21:52 më 27.11.2022
Pamje nga ndeshja

Gjigantët ndahen baras

Spanjë - Gjermani apo gjigantët, ndahen baras (1:1) në ndeshjen e xhiros së dytë të Kampionatit Botëror.

Futbollistët e të dy kombëtareve dhuruan lojë të bukur, me disa raste të mira qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër.

Grupi E
Spanja – Gjermania 1:1
Japonia – Kostarika 0:1

Tabela 
1. Spanja    2    1    1    0    8:1    4
2. Japonia    2    1    0    1    2:2    3
3. Kostarika    2    1    0    1    1:7    3
4. Gjermania    2    0    1    1    2:3    1

Një pikë me peshë të madhe për gjermanët.

Në minutën e 7-të, fat i madh për Gjermaninë, Dani Olmo nga rreth 17 metra dërgon një projektil, ndërsa portieri Neuer e dëbon me gishtërinj topin por aleat i tij është edhe tërthorësja. 

Pjesa e dytë dinamike dhe mu shënuan dy gola. 

Joshua Kimmich i pafat në minutën e 56-të, pasi që goditja e tij u prit nga portieri Unai Simon.

Në minutën e 62-të, Alba asiston për bukur në shtyllën e parë, kurse zëvendësuesi Alvaro Morata me mjeshtri e mposht portierin Neuer, 1:0 për Spanjën.

Musiala në minutën e 73-të humb rastin e qind për qindtë, duke gjuajtur drejt në portierin Simon.

Në minutën e 83-të, barazohet rezultati falë zëvendësuesit Niclas Fullkrug i cili me goditje të fortë shënon në shtyllën e dytë, 1:1.

Pikë e madhe për Gjermaninë që e mban në lojë për kualifikim.

Më 1 dhjetor do të takohen: Japonia - Spanja (20.00), Kostarika - Gjermania (20.00,.

Spanja - Gjermania 1:1
Stadiumi "Al Bayt" në Al Khor.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda(.
Shënues: Morata (62') - Fullkrug  (83')..
Kartona të verdhë: Busquets - Kehrer, Goretzka, Kimmich.
Spanja: Unai Simon - Carvajal, Rodrigo, Laporte, Jordi Alba (Baldo 82') - S. Busquets, Gavi (Williams 66'), Pedri - Dani Olmo, Asensio (Koke 66'), Ferran Torres (Morata 54').
Gjermania: Neuer - Kehrer (Klostermann 70'), Süle, Rüdiger, Raum (Schlotterbeck 87')- Goretzka, Kimmich, Gnabry (Hofmann 85) Gündogann (Sane 70'), Musiala - T. Müller (Fullkrug  70').

Sikur finale

(E plotësuar) - 90' Minuta e fundit.

87' Lojë e fortë.

83 Gjermania barazon. Niclas Fullkrug me goditje të fortë shënon në shtyllën e dytë, 1:1..

Spanja - Gjermania 1:1

Stadioumi "Al Bayt" në Al Khor.
Gjyqtar: D. Makkelie (Holanda(.

Shënues: Morata (62') - Fullkrug  (83')..

Kartona të verdhë: Busquets - Kehrer, Goretzka, Kimmich.

Spanja: Unai Simon - Carvajal, Rodrigo, Laporte, Jordi Alba (Baldo 82') - S. Busquets, Gavi (Williams 66'), Pedri - Dani Olmo, Asensio (Koke 66'), Ferran Torres (Morata 54').

Gjermania: Neuer - Kehrer (Klostermann 70'), Süle, Rüdiger, Raum (Schlotterbeck 87')- Goretzka, Kimmich, Gnabry (Hofmann 85) Gündogann (Sane 70'), Musiala - T. Müller (Fullkrug  70').

80' Pak minuta deri në fund.

73' Musiala humb rastin e qind për qindtë, duke gjuajtur drejt në portierin Simons.

72' Gjermania po orvatet për të barazuar rezultatin.

69' Gjermania rrezikon shumë.

62' Alba asiston për bukur në shtyllën e parë dhe Alvaro Morata me mjeshtri e mposht portierin Neuer.

57' Joshua Kimmich i pafat, goditja e tij u prit nga portieri Unai Simon.

55' Lojë e barabartë.

54' Gjermania do fitore.

50' Lojë me emocione.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

44' Edhe një karton i verdhë, Busquets.

40' Rudiger shënon por anulohet për pozitë jashtë loje.

37' Kartoni i parë i verdhë, Thilo Kehrer.

36 Lojë e fortë.

34' Spanja vazhdon me presion.

30' Spanja synon me çdo kusht fitoren.

27' Edhe gjermanët po tregojnë forcën e tyre.25' Spanja e rrezikshme.

22' Ende pa gola.

19' Lojë me ritëm të lartë, presioni të Gjermania.

15' Gjermanisë vetëm fitorja i kryen punë.

12' Spanja me fitore siguron vednin e parë në grup.

10' Lojë e hapur.

7' Fat i madh për Gjermaninë, Dani Olmo nga rreth 17 metra dërgon një projektil dhe portieri Neuer e dëbon me gishtërinj por aleat i tij edhe tërthorësja. 

6' Spanja po e shton presionin.

4' Ndeshje sikur finale.

2' Lojë që pritet me emocione.

1' Fillon ndeshja.

Spanja apo Gjermania?

Gjermania synon fitoren ndaj Spanjës, formacionet

Gjermania synon fitoren ndaj Spanjës!

Grupi E është padyshim një nga më interesantët, që u bë edhe më i komplikuar pas humbjes së Gjermanisë ndaj Japonisë dhe së fundi të aziatikëve ndaj Costa Rikës.

Mbrëmjen e sotme ofrohet një nga ato sfida që mund të cilësohen si finale të parakohshme, ajo mes Spanjës dhe Gjermanisë, një takim me rëndësi të jashtëzakonshme për skuadrën e Hansi Flick, që është e vetmja me zero pikë në grup.

Trajneri i “panzera”-ve ka bërë dy ndryshime krahasuar me formacioni që luajti ndaj Japonisë dhe do të kërkojë mbrëmjen e sotme fitoren e parë në këtë Kupë Bote, për të shkuar më pranë kalimit në fazën tjetër.

Formacionet: 

Spanja: Unai Simon - Carvajal, Rodrigo, Laporte, Jordi Alba - S. Busquets, Gavi, Pedri - Dani Olmo, Asensio, Ferran Torres.
Gjermania: Neuer - Kehrer, Süle, Rüdiger, Raum - Goretzka, Kimmich, Gnabry, Gündogan, Musiala - T. Müller.

Finale e parakohshme Spanjë-Gjermani

Suksesi kundër Kosta Rikës, 7-0, ishte fitorja e parë e Spanjës në një ndeshje hapëse në Botëror që nga viti 2006;

Spanja dhe Gjermania janë përballur për herë të fundit mes tyre në vitin 2020, me Spanjën që triumfonte me shifrat 6-0 në takimin e luajtur në Sevilje;

Humbja kundër Spanjës 0-6 në vitin 2020 ishte humbja më e thellë për Gjermaninë që nga viti 1931;

Humbja kundër Japonisë ishte e para për Gjermaninë në një kampionat botëror që nga viti 1978 kur kalonte e para në epërsi dhe përmbysej;

Në rast se Gjermania do të mundej përballë Spanjës rrezikon eliminimin e dytë radhazi nga faza në grupe në një kampionat botëror, pas atij të katër viteve më parë në Rusi;

Spanja ka humbur vetëm një nga 7 ndeshjet e fundit kundër Gjermanisë, 4 fitore dhe dy barazime;

Spanja ka humbur vetëm 4 nga 27 takimet e fundit në fazën në grupe në kampionatet botërore, 17 fitore dhe 6 barazime;

Në shtatë takimet e fundit kundër Gjermanisë, Spanja nuk ka pësuar asnjëherë më shumë se një gol;

Gjermania ka humbur vetëm 3 nga 20 ndeshjet e fundit në kampionatet botërore në fazën në grupe kundër rivalëve europianë, 10 fitore dhe 7 barazime;

Gjermania ka fituar 7 nga 10 takimet e fundit në Botërorë në përballje kundër rivalëve europianë. Një nga këto tri humbje ka qenë përballë Spanjës në vitin 2010 në gjysmëfinale;

Nëse Gjermania do të mundej kundër Spanjës do të ishte humbja e tretë radhazi në kampionatet botërore. Kjo do të ishte e para herë në histori për katër herë kampionët e botës;

Gjermania nuk ka humbur asnjëherë më parë dy takimet e para në fazën në grupe në kampionatet botërore;

Tomas Myler është golashënuesi aktiv më i mirë në këtë Botëror, teksa numëron 10 gola. Por për herë të fundit ai ka shënuar në kampionatin botëror në vitin 2014 në Brazil;

Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet dy trajnerëve, të cilët me klube kanë arritur të fitojnë tripletën, kampionat, kupë dhe Ligë Kampionesh, Luis Enrike me Barcelonën në sezonin 2014-2015 dhe Hansi Flik me Bajernin në sezonin 2019-2020.

Supersfida Spanjë - Gjermani

Supersfida Spanjë - Gjermani!

Në orën 20:00 do të luhet ndeshja Spanjë-Gjermani, e cila mund të konsiderohet si një finale e parakohshme.

Ekipi i Luis Enrike vjen si favorit në këtë sfidë pas fitores 7-0 ndaj Kosta Rikës. Ata do të kërkojnë fitoren e dytë radhazi në këtë Botëror.

Nga ana tjetër Gjermanisë do ti duhet me patjetër fitorja pas humbjes 1-2 me Japoninë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat