Pas barazimit 1-1 ndaj Gjermanisë, autori i golit për Spanjën, Alvaro Morata, theksoi se përballë kishin një kombëtare të madhe.
Duke folur për mediet pas këtij takimi, lojtari i Atletico Madrid shtoi se tashmë duhet të punojnë për një ndeshje shumë të vështirë që do kenë ndaj Japonisë.
“Gjermania është një kombëtare e madhe, por duke filluar nga nesër duhet të mendojmë për Japoninë.
Ne duhet të marrim gjërat pozitive nga kjo ndeshje dhe të ecim përpara. A jemi superiorë për sa i përket kontrollit të lojës?
Po por na ndoqën njëri pas tjetrit dhe na e vështirësuan punën.
A mund ta fitojmë Botërorin? Do të mundohemi të punojmë ashtu siç po bëjmë. Ambienti është i bukur dhe nga nesër do të mendojmë të punojmë sepse kemi një sfidë të vështirë ndaj Japonisë”-deklaroi sulmuesi.