Hansi Flick komentoi barazimin 1-1 të Gjermanisë ndaj Spanjës, e cila i dha pikën e parë në Kupën e Botës.
Duke folur për mediet pas këtij takimi, trajneri i Gjermanisë theksoi se ekipi luftoi shumë.
“Ekipi luftoi pa u dorëzuar kurrë, por ne bëmë vetëm një hap. Ne jemi një ekip i mirë dhe kemi një marrëdhënie të mirë. Ajo që ka arritur skuadra sot është e rëndësishme, unë jam krenar për këtë. Ka luftëtarë në fushë, që luajnë me zemër.
Nëse vazhdojmë me ritme të mira dhe fitojmë edhe më shumë besim, atëherë gjithçka është e mundur.”-deklaroi Flick.