Ismet Munishi ka qenë i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, ku ka dhënë një lajm të papritur.
Trajneri i Prishtinës është shprehur se ka informacione se disa lojtarë të Kosovës do i bashkohen Kombëtares së Shqipërisë.
“Kam informata se disa futbollistë kosovarë do t’i bashkohen Kombëtares së Shqipërisë.
Por, ata lojtarë janë neglizhuar komplet nga Kombëtarja e Kosovës.
Nuk po futem të flas me emra, por janë informata shumë të sakta”, ka thënë Ismet Munishi.