Kameruni fundos Serbinë në renditje

Futboll

Kameruni fundos Serbinë në renditje

Nga: K. Goca Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 13:01
Kameruni feston, Serbia kokulur

Kameruni ka arritur barazim me rezultat 3:3 kundër Serbisë, në takimin e xhiros së dytë të Grupit G të Kampionatit Botëror.

Futbollistët e Kamerunit humbjen 1:3 e shndërruan në barazim falë lojës së madhe të tyre në pjesën e dytë.  
Kameruni fundos Serbinë në renditje.

Për Kamerunin shënuan Castelletto (29'), Aboubakar (63'), Choupo-Moting (66') dhe për Serbinë realizuan Pavlloviq (45+1'), S, Milinkoviq-Saviq (45+3), Migtroviq (53').

Brazili kryeson me 3 pikë por ka një ndeshje me pak sikur edhe Zvicra që ka po aq pikë, ndërsa Kameruni renditet në pozitën e tretë me 1 pikë dhe Serbia është në fund me 1 pikë.

Më 2 dhjetor takohen: Zvicra – Serbia (20.00) dhe Brazili - Kameruni (20.00).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat