Fitore e madhe e Ganës
Ndeshje e fortë deri në pikën e fundit, fitore e madhe Ganës me rezultat 3:2 ndaj Koresë së Jugut, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit H të Kampionatit Botëror.
Në minutën e 24-të, Mohammed Salisu me zhdërvjelltësinë e tij në1 6-sh, ka shënuar për epërsinë e Ganës.
Pas dhjetë minutave (34’), Gana thellon epërsinë, Mohammed Kudus shënon me kokë.
Pjesa e dytë drama në vete, Koreja e Jugut e ka barazuar rezultatin 2:2.
Në minutën e 53-të, Gue-Sung Cho (Koreja e Jugut) ngrihet mbi mbrojtjen e kundërshtarit dhe drejton një goditje me kokë drejt këndit të sipërm të djathtë por portieri Lawrence Ati-Zigi mbron për mrekulli.
Në minutën e 58-të, Gue-Sung Cho shënon me kokë nga afërsia pas harkimit të zëvendësuesit Lee Kang-In. Pas tre minutave (61’) Cho Gue-Sung i jashtëzakonshëm, me kokë ka shënuar për 2:2.
Gana shpërthen sërish me gol. Rikthehet buzëqeshja të Gana. Mohammed Kudus nga afërsia me goditje të saktë shënon për 2:3.
Më 2 dhjetor do të takohen: Koreja Jugut – Portugalia (16.00) dhe Gana – Uruguai (16.00).
Portugalia kryeson me 3 pikë. pasojnë Gana 3, Uruguai 1 dhe Koreja e Jugut 1 pikë.
Koreja e Jugut – Gana 2:3
Kartona të verdhë: Jung Woo-Young - Amartey, Lamptey.
Shënues: - Gue-Sung Cho (58'), Gue-Sung Cho (61') - Salisu (24'), Kodus (34' e 69').
Koreja e Jugut: S.-G. Kim - M.-H. Kim, M.-J. Kim, Y.-G. Kim, J.-S (Hwang Ui-Jo 78'). Kim - Jung (Kwon Kyung-Wo 90+2'), I.-B. Hwang, C.-H. Kwon (Lee Kang-In 57'), Jeong (Na Sang-Ho 46'), Son - G.-S. Cho.
Gana: Ati Zigi - Lamptey (Odoi 78'), Amartey, Salisu, Mensah (Baba 88') - Thomas, Abdul Samed, Kudus (Djiku 83'), A. Ayew (Kyereh 78'), J. Ayew (Sulemana 78') - I. Williams.