Pas dhunës së verifikuar dje në Bruksel pas ndeshjes Belgjikë-Marok, fituar nga afrikanët 1-0 edher në Paris kanë frikë se mos përsëritet e njëjta gjë gjatë ndeshjes Francë-Tunizi.
Për këtë arsye autoritetet policore në Paris janë duke marrë masat, që të evitohen përplasje mes tifozerive të dy vendeve.
Kjo ndeshje e botërorit Katar 2022 është si një derbi për kombëtaren afrikano-veriore, pasi në radhët e kombëtares së Tunizisë janë 12 futbollistë që kanë nënshtetësi të dyfishtë, edhe atë franceze.
Ndeshja mes dy skuadrave do të luhet ditën e mërkurë.
Kjo është ndeshja e parë zyrtare mes dy ekipeve në një event zyrtar, pas miqësores së vitit 2008 në “Stade de France”, ku u vërshëllye himni francez. Edhe pse mes dy Federatave ka një marrëdhenie të mirë, mes tifozerive situata është disi më e ndërlikuar.