Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq, nuk i mbetet gjë tjetër përveç që të kap gojën dhe të frustrohet me vetveten dhe lojtarët e tij! Serbisë po i troket eliminimit nga Kampionati Botëror. Kameruni ka bërë një punë të madhe duke luajtur baras (3:3) me Serbinë.
Kameruni mëkat që nuk e ka fituar përballjen.
“Nëse është një ditë e mirë, unë them nuk është. Ndihemi të frustruar me rezultatin.
Të kemi 3:1 në këtë nivel... Nëse kemi arritur t'i lëmë të arrijnë në 3:3, është zhgënjyese. Mendoj se kemi reaguar shumë mirë pas golit të tyre.
Skuadra u ngrit plotësisht, krijuam disa raste fenomenale, dhe pas tre golave, rezultati i mbrojtjes sonë, përpjekja për të bërë një pozicion jashtëloje në këtë nivel nuk duhet të ndodhë, është amatore dhe na kushtoi”, - tha Stojkoviq
“Dy golat e tyre erdhën në mënyrë identike, gjë që është e papranueshme. Është turp, por le të vazhdojmë”, ka thënë mes të tjera, duke u lutur që Brazili të fitojë sot!!!
Zvicra nëse fiton sot dhe t’i jap nokautin përfundimtar Serbisë..