Apolonia ndryshon “timonier”

Futboll

Apolonia ndryshon “timonier”

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 14:13
Apolonia ndryshon “timonier”

Drejtuesit e klubit të Apolonisë përfitojnë nga pauza aktuale e Kategorisë së Parë për të ndryshuar “timonier” për pjesën e mbetur të sezonit teksa skuadra kalon nën drejtimin e trajnerit Veljko Dovedan.

Rezultatet zhgënjyese në fillimin e sezonit që i rendisin fierakët në vendet e fundit të tabelës së klasifikimit, bëjnë që të shkëputet marrëdhënia me Mariglen Kulen e tashmë shpresat janë që nën urdhrat e teknikut serbo-boshnjak, ekipi të ndryshojë sjellje në fushë.

Kujtojmë se Dovedan e njeh mirë ambientin shqiptar duke qenë se drejtoi për tre vite skuadrën e Bylisit, madje duke zhvilluar paraqitje dinjitoze me ballshiotët që i riktheu në Superiore nga Kategoria e Parë.

68-vjeçari do të kërkojë të bëjë të njëjtin rrugëtim edhe me fierakët ndërsa më parë Dovedan ka trajnuar edhe grekët e Panachaiki dhe Niki Volou apo serbët e Sloga Krajevo dhe Temnic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat