Nëse Franca shpallet kampione e botës edhe Benzema do të marrë medalje, ja arsyeja...
Karim Benzema mund të quhet “kampion bote” nëse Franca do të shpallet kampione e botës në botërorin që po zhvillohet në Katar. Sulmuesi i Real Madrid është i dëmtuar dhe nuk ka asnjë shans që të luajë në këtë turne. Megjithatë, ai mund të vërë në qafë një medalje nëse shokët e tij të skuadrës arrijnë të mbrojnë titullin e 4 viteve më parë.
Arsyeja? Trajneri Didier Deschamps preferoi të mos e zëvendësojë Benzema pasi mori vesh që është i dëmtuar, pak ditë para se të niste turneu. Për këtë arsye, lojtari është ende në listën e lojtarëve që përfaqësojnë Francën në këtë Botëror.
Madje emri i Karim Benzema shfaqet në listën e lojtarëve që janë zëvendësues, në dy ndeshjet që “gjelat” kanë luajtur dhe kanë fituar deri më tani. Lojtari ka lënë me kohë grumbullimin e kombëtares pas dëmtimit në kofshën e majtë.