Zvicra mundet në fund
Minutat e fundit të mallkuar për Zvicrën, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Brazili, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit G të Kampionatit Botëror..
Brazili kualifikohet në të tetën e finales.
Zvicra luftoi deri në pikën e fundit, të paktën meritoi një pikë, por kështu e ka futbolli.
Dorën në zemër, Brazili sulmoi vazhdimisht, pati raste dhe arritën fitoren me golin e Casemiros.
Grupi G
Kameruni – Serbia 3:3
Brazili – Zvicra 1:0
Renditja
1. Brazili 2 2 0 0 3:0 6
2. Zvicra 2 1 0 1 1:1 3
3. Kameruni 2 0 1 1 3:4 1
4. Serbia 2 0 1 1 3:5 1
Xherdan Shaqiri mungoi, një hendikep i madh për Zvicrën, mungesa e tij duket se kishte të bënte me një shqetësim që pati, por edhe Brazili pati mungesë Naymarin e lënduar.
Në minutën e 27-të, portieri Sommer tregon klasin e tij, mbron rastin ideal të Vinicius Junior.
Casemiro në minutën e 64-të pason deri të Vinicius Junior, i cili me hapa të shpejt shmang një lojtar dhe futet në 16-sh, duke e mposhtur portierin Sommer, por pas shikimit të VAR, anulohet goli pasi që Vinicius ishin në pozitë jashtë loje.
Në minutën e 83-të, mat me dy lëvizje, Rodrygo asiston te Casemiro dhe ky me të parën godet duke e mposhtur Sommer. Casemiro godet me mjeshtri dhe topi futet më këndin e majtë.
Në minutën e 87-të, Sommer shpëton portën e tij, duke e ndal goditjen e Rodrygos.
Zvicrën e pret finalja e madhe me Zvicrën, por i mjafton vetëm një pikë për të shkuar më tej.
Më 2 dhjetor takohen: Zvicra – Serbia (20.00) dhe Brazili - Kameruni (20.00).
Brazili - Zvicra 1:0
Stadium "974" në Doha.
Gjyqtar: I. Barton.
Shënues: Casemiro (83').
Kartona të verdhë: Fred - Rieder.
Brazili:Alisson - Eder Militao, Thiago Silva, Marquinhos, Alex Sandro (Telles 86') - Lucas Paqueta (Rodrygo 46'), Casemiro, Raphinha (Antony 73'), Fred (Bruno Guimaraes 58'), Vinicius Junior dhe Richarlison (Jesus 73').
Zvicra: Sommer - Widmer (Frei 86'), Akanji, Elvedi, R. Rodriguez, G. Xhaka, Freuler, Rieder (Steffen 59'), Sow (Aebischer 75'), Vargas (Fernandes 58') dhe Embolo (Seferoviq 75').