Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, komentatori refuzon të thotë emrat e lojtarëve të Serbisë

Futboll

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, komentatori refuzon të thotë emrat e lojtarëve të Serbisë

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 15:52
Ilustrim

Dita e sotme është e shënuar për të gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që ndodhen brenda kufirit të terrorit zyrtar të Shqipërisë.

Një gjest i ka bërë komentatori i sportit në RTK, Arben Berisha.

Ky i fundit ishte në koment për ndeshjen mes Serbisë dhe Kamerunit, pasi është televizioni i vetëm në Kosovë që ka të drejtën për transmetimin e Botërorit.

Berisha ka zgjedhur që për 28 nëntor të mos përmend asnjë emër nga lojtarët e Serbisë, madje as në momentin kur ata shënuan golat. Jo pak, por tre të tillë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat