Shaqiri ulet në stol ndaj “seleçao”.
Në orën 17:00 do të luhet supersfida mes Brazilit dhe Zvicrës në Botërorin e Katarit. Kjo është ndeshja e dytë për ekipet në fazën e grupeve.
Kombëtaret do të kërkojnë 3-pikëshin e dytë, pasi Brazili mundi Serbinë dhe Zvicra Kamerunin.
Treshja e sulmit për “seleçao” është Rafinja, Riçarlison dhe Xhunior. Ndërsa mesfushori shqiptar nga Kosova që luan për Zvicrën, Xherdan Shaqiri do ta nisë sfidën nga stoli.