Tiemoue Bakayoko, gjithmonë e më larg Milanit.
Mesfushori është jashtë projektit të Stefano Piolit dhe sipas medieve italiane, Milan ka nisur bisedimet me klubin e Salernitana-s, për një transferim në muajin janar.
Kështu, Bakayoko tani kërkon një “shtëpi” të re, pasi kërkon të luajë, diçka që Milan dhe Pioli nuk ia ofrojnë dhe i është vetëofruar Salernitana-s.
Ky është klubi i parë që del në skenë për 28-vjeçarin, por diçka është e sigurt, Bakayoko dhe Milan është një kapitull i mbyllur.