Veprim në kundërshtim me rregullat!
Polemikat vazhdojnë në Katar, me shumë federata dhe disa lojtarë që po bien në mosmarrëveshje me FIFA-n. Listës së “rebelëve” i shtohet edhe emri i Kylian Mbappe, i cili në dy ndeshjet e zhvilluara nga Franca nuk pranoi të paraqitej në intervistat pas ndeshjes.
Kjo zgjedhje e lojtarit ka ngjallur acarimin e FIFA-s, e cila tashmë po kërcënon me sanksione lojtarin dhe federatën franceze.
Tashmë pas ndeshjes mes Francës dhe Australisë, ylli i Les Bleus kishte zgjedhur të mos ndalej për prononcim pas mbarimit të takimit.
Pas fitores ndaj Danimarkës, skena përsëritet. Pavarësisht se shokët e tij të skuadrës Lloris, Tchouameni, Griezmann, Koundé, Giroud, Upamecano dhe Varane të gjithë dolën para gazetarëve, Mbappé shkoi në dhomat e zhveshjes duke refuzuar të ndalet për intervista.FIFA po mendon seriozisht për ndonjë sanksion të mundshëm, vendim i cili mund të vijë në ditët në vijim.