Brazili ka siguruar kalimin në të tetën e finales së Kampionatit Botëror në futboll.
“Kariokët” siguruan vendin e parë me 6 pikë pas fitores 1:0 ndaj Zvicrës.
Pamfleti serb “Kurir” e shqetëson flamuri shqiptar që ishte i pranishëm në ndeshjen Brazil – Zvicër.
“Një tjetër provokim i shqiptarëve në ndeshjen Brazil – Zvicër.
Në tribunat para ndeshjes Zvicër – Brazil ka dalë flamuri shqiptar ku duket qartë se nuk ka vend, pasi Shqipëria nuk është pjesëmarrëse në Botërorin e Katarit”, shkarravit pamflet serb.