Ishin të ndaluar, por më në fund një tifoz ka arritur ta fus brenda stadiumit një flamur të komunitetit LGBTQ+.
Shumë kombëtare, kryesisht evropiane kanë polemizuar me FIFA-n për ta mbajtur shiritin me ngjyra të ylberit në ndeshjet e Kupës së Botës në Katar.
Por shtëpia më e madhe e futbollit botëror e ndaloi një gjë të tillë, pasi shteti i Katarit nuk e përkrah këtë komunitet.
Gjithsesi një tifoz ka arritur ta fus një flamur të komunitetit LGBTQ+ në stadium në sfidën Portugali – Uruguai.
Megjithatë tifozi në fjalë u pengua nga sigurime, derisa flamurin në fjalë e largoi nga fusha gjyqtari kryesor.
Portugalia ka kaluar në epërsi në sfidën ndaj Uruguait vetëm dy minuta më vonë, kur Cristiano Ronaldo shënoi me kokë pas harkimit nga Bruno Fernandes.