Regjia e “zhduku”, tri mesazhet e tifozit që pushtoi fushën në Portugali-Uruguai!
Një tifoz u fut në fushë në minutat e para të pjesës së dytë të takimit Portugali-Uruguai, i vlefshëm për grupin G në Botërorin e Katarit. Regjia ndërkombëtare “zhduku” pamjet e tifozit, ndërkohë që në rrjetet virale kanë dalë fotot e tij.
Dy ishin mesazhet e tifozit guximtar në fanellën e tij:
“Shpëtoni Ukrainën” dhe “Respektoni femrat iraniane”.
Ndërkohë, ai shpalosi edhe flamurin e ylberit në mbështetje të komunitetit LGBT.