Kessie i vetëofrohet Interit!!
Franck Kessie tashmë po kërkon një klub të ri. Te Barcelona ka shumë pak hapësirë për mesfushorin, i cili, rrjedhimisht, tashmë po kërkon mundësi të reja.
Nga mediet italiane raportohet se ishi i Milan i është vetëofruar Inter-it, me “zikaltërit” të cilët nuk ia mbyllën derën, por vendosën dy kushte.
Ata i kanë bërë me dije Kessie-s që mund ta afrojnë vetëm në huazim dhe që një pjesë e pagës, që është 6.5 milionë euro, t’i jepet nga Barcelona.