Trajneri i Senegalit: Fitoren ia dedikoj lojtarit që duhej të ishte me ne!!
Trajneri i Senegalit, Aliou Cisse ia ka dedikuar fitoren, 1:2, ndaj Ekuadorit yllit të ekipit të tij, Sadio Mane, i cili humbi Kupën e Botës Katar 2022 prej një dëmtimi.
“Dëshiroj t’ia kushtoj këtë fitore edhe një njeriu që po bën gjëra të jashtëzakonshme për vendin, që fatkeqësisht nuk ishte këtu.
Ky njeri quhet Sadio Mane.”-tha Cisse në konferencën e dhënë për medie.