Presidenti i SHBA, Joe Biden reagon për kualifikimin e Amerikës

Futboll

Presidenti i SHBA, Joe Biden reagon për kualifikimin e Amerikës

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 12:58
Presidenti i SHBA, Joe Biden reagon për kualifikimin e Amerikës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është shfaqur entuziast pas fitores së ekipit amerikan ndaj Iranit në Botërorin e futbollit që po zhvillohet në Katar.

“Ia dolëm Shtetet e Bashkuara 1, Irani 0. Ndeshja ka përfunduar”, u shpreh Biden gjatë një takimi të dedikuar për iniciativat ekonomike të administratës së tij që po zhvillohej në Bay City të Michigan.

“Një ndeshje e madhe. Fola me trajnerin dhe lojtarët përpara ndeshjes dhe iu thashë që mund t’ia dilnin dhe ia dolën”, shtoi Biden.

SHBA mundi me rezultatin 1-0 Iranin dhe tashmë në fazën e 1/8 do të përballet me Holandën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat