Milan - Leao, këto janë zhvillimet e fundit

Futboll

Milan - Leao, këto janë zhvillimet e fundit

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 13:10
Milan - Leao, këto janë zhvillimet e fundit

AC Milan dhe ylli portugez Rafael Leao raportohet së shumë shpejtë do të arrijnë marrëveshje për kontratën e re.

Kampionët në fuqi të Italisë dhe reprezentuesi portugez, ka kohë që kanë nisur negociatat për marrëveshjen e re.

Leao nga Katari, ka thënë së sapo të kthehet nga Botërori, do të flet me krerët e Milanit për të vendosur të ardhmen e tij.

“Milani dhe kontrata? Jam i lumtur dhe krenar që jam pjesë e Milanit. Tani duhet të qëndroj i fokusuar në Botëror, pastaj sapo të kthehem unë do të flas me Milanin”, ka thënë Leao.

“Edhe para së të bashkohem me kombëtaren, kemi pasur një takim me Maldinin, ishte pozitiv, kështu që kur të shkoj në Milano do të flasim sërish”, theksoi sulmuesi portugez..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat