Debati rreth asaj nëse goli në ndeshjen e Portugalisë ndaj Uruguait ishte i Fernandez apo Ronaldos nuk mundi të “prekte” as Fernando Santosin.
Në konferencën për shtyp, tekniku u pyet për këtë dhe nisi të qeshurën.
Në veçanti, Santos qeshi duke thënë:
“Mendoj se ishte një ndeshje e shkëlqyer. Skuadra jonë luajti shumë mirë dhe pjesa tjetër për ne nuk ka rëndësi”.