Rrethi i parë i Kupës së Kosovës do të zhvillohet në këtë fundjavë, me datat 3 dhe 4 dhjetor.
Shorti ka sjell përballje të forta ku spikatin ato mes skuadrave të Superligës.
Ndeshje e fortë pritet mes FC Malishevës dhe Drenica T, ndërsa BB Llapi do të përballen me FC Trepçën.
Derbi i kryeqytetit po ashtu pritet të jetë përballje e fortë, ku përballen FC Prishtina dhe FC Prishtina 01.
Liqeni luan si mysafir i Jetonit, ndërsa Vjosa pret Rahovecin.
Ndeshja e fundit është ajo mes Obiliqit dhe Vushtrrisë.