Sulmuesi brazilian Vinicius Junior është kapur mat me influenceren Julia Rodrigues.
Ata janë fotografuar në një darkë në Doha të Katarit.
Julia ndodhet në Katar për të parë ndeshjet e Brazilit në Kupën e Botës.
Ajo ka postuar disa foto në stadium gjatë ndeshjes së fundit dhe gjithashtu ka treguar se ka një fanellë të firmosur nga Vinicius.
Firma e sulmuesit u shoqërua me një dedikim të veçantë. Përveç numrit të përdorur nga sulmuesi në përzgjedhje, në fanellën e Julias është shkruar “Për dashurinë time”.